Verdhezinjtë do ta presin Trepçën, në ndeshjen që do të zhvillohet në palestrën e sporteve “Karagaç”, duke filluar nga ora 19:30.
Vendësit shihen si favoritë, duke e pasur parasysh potencialin e tyre, por mitrovicasit nuk shkojnë në Pejë të dorëzuar.
Ndërkohë, të shtunën zhvillohet edhe dueli tjetër i kësaj jave në mes të Vëllaznimit dhe Bashkimit, që fillon në të njëjtën kohë (19:30). Duke i pasur parasysh cilësitë, prizrenasit nuk pritet të hasin në ndonjë vështirësi për të fituar në Gjakovë.
Po sonte, luhet edhe dueli tjetër në mes të kampionit aktual, Sigal Prishtina dhe Golden Eagle Ylli. Kjo ndeshje fillon në orën 18:00. Këtë xhiro, debutuesi i Superligës, Kerasan Prishtina pushon. /Telegrafi/