Telegrafi

Kryendeshja gjermane, pa fitues (Video)

Gjysma e parë përfundoi pa gola, ndërsa të dyja skuadrat shënuan nga një herë në pjesën e dytë.

Një reagim i mrekullueshëm i Toni Kroos, solli epërsinë e bavarezëve (67’). Asistimi ishte i Thomas Mueller.

Mirëpo, aty ishte Mario Goetze për ta barazuar rezultatin (74’).

Pas javës së 15-të, Bayern Munichu është në krye të Bundesligas me tetë pikë më shumë se përcjellësi i parë, Bayer Leverkusen dhe 11-të më shumë se Borussia Dortmund që gjendet në vend të tretë. /Telegrafi/