Në pikë kalimin kufitar Qafë Prush në Gjakovë, policia ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka kaluar kufirin në mënyrë ilegale dhe kryer veprën penale vjedhje.
Rasti i kompletuar së bashku me personin e arrestuar është dorëzuar njësitit të hetimeve DRP-Gjakovë.
I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se kishte kryer vjedhje dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/