Site icon Telegrafi

Kryen vetëvrasje duke u hedhur nga kati i 17-të, bie mbi karrocën në të cilën ishte foshnja 5-muajshe – ngjarja e tmerrshme filmohet në Rusi  

Një foshnje pesëmuajshe ka ndërruar jetë kur një burrë kreu vetëvrasje duke u hedhur nga kati i 17-të i një ndërtese, dhe përfundoi mbi karrocën në të cilën gjendej foshnja.

Që të dy kanë mbetur të vdekur në vend, e ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në qytetin rus Voronezh ku kamerat e sigurisë e kanë kapur momentin rrëqethës, transmeton Telegrafi.

Fotografitë e publikuara nga mediat ruse, shfaqin gruan që shtynë karrocën me fëmijë në vijat e bardhë të rrugës, kur befasisht burri që bie nga ndërtesa përfundon mbi karrocë.

“Burri që ra mbi karrocë ka mbetur i vdekur në vend. E foshnja ka ndërruar jetë pak sekonda më pas”, ka bërë të ditur policia ruse.

Ajo çfarë tmerroi më shumë gruan se gjithçka ndodhi para syve të saj, ku pa të vdekur foshnjën si dhe burrin e mbuluar në gjak. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version