Një video e publikuar së fundmi, shfaq momentin kur një gjimnast arrin të kryej 30 rrotullime 360 shkallë brenda 30 sekondave.
Një atlet ka shfaqur aftësitë e tij akrobatike në një shtyllë të vendosur mes dy pemëve, ndërsa paraqitja e tij është filmuar nga kamerat amatore, dhe mund të thuhet lirisht se mund të jetë kandidat potencial për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike në Tokio, transmeton Telegrafi.
Në videon e filmuar në Fuzhou në juglindje të Kinës, shihet një burrë duke bërë rrotullime marramendëse me shpejtësi tejet të madhe, derisa në prapavijë dëgjohet audienca duke e lavdëruar për lëvizjet interesante. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=UaHqIpjV-Mc