Kryeministrja norvegjeze Erna Solberg, ka deklaruar sot se fitorja e kandidates së Demokratëve për presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton do të shërbente si frymëzim për gratë e reja, raporton AP, transmeton Telegrafi.
Gjatë një konference për media në Berlin me kancelarin gjermane Angela Merkel, Solberg ka thënë se një grua si presidente e Shteteve të Bashkuara, do t’i tregonte grave tjera se politika “nuk është diçka që i përket vetëm meshkujve”. /Telegrafi/