Kryeministrja britanike, Theresa May u kërkoi sot deputetëve të partisë së saj të mos pengojnë vullnetin e britanikëve, dy ditë para votimit historik që do t’i hapë rrugën fillimit të Brexit-it.
“Mesazhi është i qartë dhe iu drejtohet të gjithëve, nuk është momenti të pengojmë vullnetin e popullit britanik”, deklaroi kryeministrja britanike.
Deputetët britanikë do të votojnë projektligjin, ku i jepet pushteti Theresa May-t për të filluar procedurën e divorcit me Evropën.