Site icon Telegrafi

Kryeministrja finlandeze rezultoi negative në testin e drogës

Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin ka rezultuar negative në një test droge që ajo e bëri pasi iu publikua një video duke u dëfryer me miqtë e saj.

Marin, 36-vjeçare tha të premten se po bënte testin e drogës “për mbrojtjen e saj ligjore”.

Duke folur në një konferencë shtypi në Helsiniki, ajo mbrojti veprimet e saj dhe këmbënguli se nuk kishte përdorur kurrë substancë ilegale, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Kryeministrja finlandeze thotë se u testua për drogë pas reagimeve për dëfrimin e saj në një ndejë me miqtë

“Unë sot kam bërë një test droge dhe rezultatet do të dalin brenda një jave. Asnjëherë në jetën time nuk kam përdorur drogë”, u shpreh Marin.

Ndërkohë, zyra e saj deklaroi të hënën se nuk u gjet asnjë lëndë narkotike në testin e drogës që ka bërë ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version