Site icon Telegrafi

Kryeministrja finlandeze lë samitin e BE-së, pasi një nga njerëzit që kishte kontaktuar së fundmi doli pozitiv për coronavirus

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, lë samitin i cili po zhvillohet ballë për ballë në Bruksel pasi një nga njerëzit me të cilët ajo kishte kontak së fundmi kishte dalë pozitiv me COVID-19.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Marin do të kthehet në Finlandë për t’u testuar, përderisa do të hyjë në karantinë në mënyrë vullnetare.

Kryeminstrja finlandeze ra në kontakt me deputetin Tom Packalenin, i cili doli pozitiv me coronavirus.

Ndërkohë bëhet e ditur se kryeministri suedez, Stefan Lofven, do ta përfaqësojë homologen e tij në pjesën tjetër të samitit.

Gjatë ditës së djeshme, presidentja e Komisionit Evropoian, Ursula von der Leyen u largua nga samiti pasi një anëtar i ekipit të saj doli pozitiv me COVID-19.

Kështu ajo vendosi të hyjë në vetë-izolim si masë paraprake. /Telegrafi/

 

Exit mobile version