Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, është kritikuar ashpër për shkak të një videoje që po qarkullon në internet, ku shihet duke festuar me miq në një aheng.
36-vjeçarja që shërben si kryeministre e Finlandës që nga viti 2019, u kritikua për shkak të paraqitjes së saj në një video, transmeton Telegrafi.
Shumë finlandezë po e cilësojnë si të panevojshme sjelljen e saj, e disa madje shkojnë përtej duke thënë se një veprim i tillë nuk i ka hije një kryeministre.
🇫🇮 The Finnish Prime Minister @MarinSanna has come under fire, after a video of her partying was leaked today.
Allegedly, people can be heard in the background talking about cocaine use – but we have been unable to confirm this. pic.twitter.com/o0g4KGQ85a
— TLDR News EU (@TLDRNewsEU) August 17, 2022
Videoja është filmuar në një apartament privat, ku Marin shihet duke vallëzuar e pirë me miqtë e saj – derisa dukej plotësisht e gëzuar dhe pa asnjë pikë kompleksi.
Qytetarë të shumtë vlerësojnë se ajo po kalon shumë kohë nëpër klube të natës, dhe se duhet të përkushtohet më shumë në punë. /Telegrafi/