Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka kaluar në izolim deri të martën pasi u konsiderua një kontakt i ngushtë i një personi që rezultoi pozitiv me COVID-19, tha qeveria.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ekspozimi ndodhi më 22 janar gjatë një fluturimi për në Auckland nga qyteti i Kerikeri, tha qeveria në një deklaratë të shtunën, duke shtuar se rezultati i sekuencës së të gjithë gjenomit pritej të nesërmen.
Kjo do të tregonte nëse infeksioni ishte shkaktuar nga varianti Omicron i coronavirusit, thuhej në njoftim.
Ardern, e cila është asimptomatike, po ndihet mirë, thuhej tutje në deklaratë. Ajo do të testohet të dielën dhe është në izolim në përputhje me direktivat e ministrisë së shëndetësisë.
Guvernatori i përgjithshëm dhe anëtarët e stafit të saj, të cilët ishin gjithashtu në bordin e avionit, po ndjekin të njëjtën procedurë izolimi. /Telegrafi/