Telegrafi

Kryeministrja e Zelandës së Re paralajmëron heqjen e masave mbrojtëse kundër COVID-19: Sërish e kemi mundur coronavirusin

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka paralajmëruar heqjen masave të vëna në Oakland si preventivë për luftimin e valës së dytë të coronavirusit, duke theksuar se vendi i saj “sërish e ka mundur COVID-19”.

Siç raporton NDTV, Zelanda e Re qysh në maj kishte parandaluar valën e parë të coronavirusit duke falënderuar masat e rrepta mbrojtëse, kurse ky vend ka regjistruar 102 ditë pa as edhe një rast të ri me infeksion, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, vatra e re e pandemisë është zbuluar në gusht në qytetin më të madh në Zelandën e Re, dhe kjo i ka detyruar autoritetet që në qytetin me një milionë e gjysmë banorë – Oakland të vënë masa të rrepta siç ishte mbyllja totale që ka zgjatur tri javë, deri në fillim të shtatorit.

Pas kësaj, në këtë qytet në veri të vendit për 12 ditë nuk është regjistruar as edhe një rast i ri me COVID-19, e për këtë kryeministrja ka konfirmuar se pandemia është vënë nën kontroll duke përshëndetur banorët që janë detyruar t’i nënshtrohen karantinimit.

“Banorët e Oakland dhe të gjithë tjerët në tërë Zelandën e Re i janë përmbajtur planit, që deri më tani ka pasur sukses dy herë. Sërish e kemi mundur virusin”, ka shtuar Ardern. /Telegrafi/