Site icon Telegrafi

Kryeministrja e Zelandës së Re kundërshton propozimin për 2,000 viza për të pasurit që investojnë 50 milionë dollarë në vend

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka refuzuar një skemë që do t’i lejonte super të pasurit të blinin ardhjen e tyre për në Zelandën e Re për 50 milionë dollarë, duke u thënë gazetarëve: “Ne nuk duam që njerëzit të paguajnë pasaportat”.

Sipas Business Insider, përcjell Telegrafi, në dy javët e fundit, bankieri i investimeve në Zelandën e Re Troy Bowker bëri bujë pasi kërkoi një propozim duke i bërë thirrje qeverisë të ofrojë rreth 2,000 viza për individët që mund të investonin 50 milionë dollarë në vend, si një mënyrë për të rritur ekonominë pas coronavirusit.

Që nga 24 prilli, Zelanda e Re kishte 1,451 raste me 16 vdekje, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Bllokimi i rreptë i vendit, i vendosur në fillim, dhe i përqendruar në eliminimin e coronavirusit, është vlerësuar edhe nga The Washington Post.

Por marrëdhënia e super të pasurve me Zelandën e Re nuk është e re.

Vendndodhja e Zelandës së Re larg nga pjesa tjetër e botës dhe imazhi “i gjelbër i pastër” që promovon për turizmin tashmë e ka bërë atë një destinacion të njohur për amerikanët e pasur.

Në fillim të kësaj jave, Bloomberg raportoi se të paktën disa drejtues të pasur të Silicon Valley kishin raportuar se kishin ikur në strehimoren e tyre në Zelandën e Re për shkak të pandemisë. /Telegrafi/

Exit mobile version