Zelanda e Re ka filluar të distancohet nga policia zero tolerancë ndaj coronavirusit dhe karantinimit të rreptë. Në fakt, pasi që filloi pandemia ky vend mbylli kufijtë e saj, e u raportuan vetëm 4409 raste dhe 27 vdekje.
Por me rishfaqjen e variantit Delta, numri i rasteve të reja filluan të rriten në mënyrë drastike. Varianti Delta e çoi Oaklandin drejt mbylljes së dytë, transmeton Telegrafi.
Edhe pse për gjashtë javë pati masa të rrepta që përfshinin kufizimin e rreptë të lëvizjes, qytetit mbrëmë ka raportuar për 24 raste të reja. Kryeministrja e këtij vendi, Jacinda Ardern, pranoi se kufizimet nuk kanë dhënë ndonjë rezultat sa i përket zvogëlimit të numrit të rasteve të reja.
“Në masë të madhe e kemi vënë nën kontroll pandeminë, por me variantin Delta, strategjia “zero COVID-19” është vështirë të ndodhë”, ka pranuar kryeministrja Ardern.
Gjithashtu theksoi se masat e rrepta të kufizimit të lëvizjes nuk kanë arritur të zvogëlojnë dukshëm numrat, e me shfaqjen e variantit Delta vetëm sa është përkeqësuar situata.
Megjithatë Ardern nuk ankohet që në 18 muajt nuk e ka ndryshuar këtë strategji, pasi ka arritur të shpëtojë shumë jetë.
“Eliminimi ka qenë i rëndësishëm sepse nuk kemi pasur vaksina, kurse tani i kemi”, ka thënë ajo.
Madje ka paralajmëruar se do të jetë e obligueshme certifikata e vaksinimit kundër COVID-19 si dëshmi, për të gjithë ata që duan të marrin pjesë nëpër tubime. /Telegrafi/