Site icon Telegrafi

Kryeministrja e Zelandës së Re bën historinë, bashkë me foshnjën tremuajshe në Asamblenë e OKB-së (Foto)

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, e cila kishte lindur derisa ishte në detyrë, ka bërë historinë, duke sjellë vajzën e saj tremuajshe në sallën e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në New York.

Siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Ardern, 38 vjeçe, u fotografua duke puthur dhe duke luajtur me vajzën e saj Neve në sallë, pranë partnerit Clarke Gayford në Samitin e Paqes Nelson Mandela.

Dhe në një moment, Neve shikonte se si nëna e saj i ishte drejtuar asamblesë, ndërsa Gayford, të cilin çifti thonë se është kujdestari kryesor për vajzën e tyre, e mbajti foshnjën.

Gayford, një emisioni televiziv, shkroi: “Do të doja të kisha kapur pamjen e befasuar të një delegacioni japonez brenda OKB-së dje, i cili hyri në një dhomë takimi në mes të një ndërrimi të pelenës”.

Ai gjithashtu ka postuar një fotografi të foshnjës me ID-në diplomatike të OKB-së që e përshkroi atë si “fëmija i parë në Zelandën e Re”. /Telegrafi/

Exit mobile version