Para republikanëve në Filadelfia të SHBA-ve, kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, dha zotimin për Kosovën dhe vendet tjera siguria e të cilave varet nga NATO.
“Britania, krahas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po synon ta mposhtë ISIS-in. Ne së bashku jemi pajtuar të dërgojmë 800 trupa në Estoni e Poloni, si prani e NATO-s në Evropën Lindore. Ne po e mbrojmë qeverinë afgane nga terrorizmi, dhe po e përforcojmë përkushtimin tonë për operacionet paqësore në Kosovë, Sudanin Jugor e Somali”, ka thënë ajo kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May. .
Ky zotim vjen pikërisht në kohën kur Kosova gjendet në një fazë provokimesh nga Serbia, derisa në veriun problematik mund të dërgojë vetëm Policinë speciale, e jo edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës. /Klan Kosova/