Site icon Telegrafi

Kryeministrja e Britanisë kërkon zgjedhje të parakohshme më 8 qershor

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, shpalli planin për të thirrur zgjedhjet e parakohshme më 8 qershor.

Ajo tha se Britania ka nevojë për “udhëheqje të sigurt, të qëndrueshme dhe të fortë” pas referendumit për dalje nga Bashkimi Evropian.

Parlamenti do të votojë propozimin të mërkurën. Kryeministres May i duhet mbështetja e ligjvënësve për të mbajtur zgjedhjet para vitit 2020, raporton Rel. “Kam konstatuar se e vetmja mënyrë për të garantuar siguri për vitet e ardhshme është mbajtja e zgjedhjeve”, tha May.

Exit mobile version