Telegrafi

Kryeministrja daneze në Shqipëri: Ju mbështesim në rrugën tuaj drejt BE-së

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen ka mbajtur një konferencë për mediat gjatë vizitës së saj në Shqipëri.

Ajo u shpreh se e vlerëson partneritetin me vendin tonë dhe shpreson në forcimin e bashkëpunimit.

“Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm për situatën shumë të brishtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Mendoj se përkushtimi juaj ndaj vlerave evropiane është i rëndësishëm dhe po kështu kjo është pjesë mjaft e fortë e çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. E di që është një punë mjaft e madhe dehe kërkon shumë zgjidhje, shumë reforma, por unë e di që ju keni kapacitetin për ta bërë këtë dhe ne ju mbështesim fort në rrugëtimin dhe drejtimin tuaj”, u shpreh Frederiksen, raporton Euronews Albania.

Ajo theksoi se do të rrisin bashkëpunimin edhe për rikuperimin nga pasojat që lufta në Ukrainë ka lënë në Shqipëri. /Telegrafi/