Kryeministrja britanike Theresa May gjatë një vizite në një shkollë në Afrikën e Jugut, ka shfrytëzuar rastin që t’i bashkohet nxënësve në vallëzim.
Gjatë vizitës në Cape Town, May, nuk hezitoi t’i bashkohet nxënësve të një shkolle fillore që vallëzonin nën tingujt e një kënge, transmeton Telegrafi.
Lëvizjet e saj menjëherë tërhoqën vëmendjen e mijëra banorëve të Afrikës së Jugut, të cilët e komplimentuan për modestinë dhe afërsinë.
Kryeministrja May pritet që gjatë këtij udhëtimi të takohet me liderë të Kenisë dhe Nigerisë. /Telegrafi/