Telegrafi

Kryeministrja britanike e impresionuar me arritjet në Kosovë

Kadeti më i mirë i huaj në Britani, kosovari Xhevahir Hasanaj, ka shpalosur rëfimin e tij prej një jete ushtari.

Hasanaj tha se në momentin kur u nderua me çmimin e kadetit më të mirë në Akademinë ku po vijonte trajnimet ushtarake në Britani, ishte Kryeministrja britanike Theresa May, ajo e cila e kishte befasuar me një mesazh, njofton Klan Kosova.

Në Ora e Pasdites, Kadeti Hasanaj tha se May ishte aq e impresionuar me sukseset që Kosova ka arritur deri më sot.

”Theresa May më tha jam shumë e impresionuar me të arriturat në Kosovë”.

”Ajo iu referua punës së UÇK-së e deri tek FSK-ja e sotme. Këto fjalë May m’i tha në mesin e 21 ushtrive të vendeve të tjera” u shpreh Hasanaj/Klan Kosova/