Një protestë e papritur dhe e paparalajmëruar në Lezhë. Qytetarë të shumtë të Lezhës, mbështetës të PD-së i kanë bllokuar rrugën kryeministrit Edi Rama, i cili sot do të ketë një aktivitet në Pukë.
Ata kanë dalë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër ku pritet të kalojë kreu i qeverisë së Shqipërisë. Mësohet se në vend ka shkuar edhe Drejtori i policisë së Qarkut Ferdinand Mara.
Protesta vjen një ditë pasi PD-ja dhe partitë e tjera të opozitës deklaruan djegien e mandateve të deputetëve.
Ndryshe, të enjten është paralajmëruar një protestë tjetër e opozitës para Kuvendit të Shqipërisë. /Telegrafi/