Telegrafi

Kryeministrit kanadez i bien vetullat gjatë konferencës (Video)

Kryeministri kanadez gjatë një fjalimi të mbajtur në samitin e G7-së, ka nxitur spekulime se ai mund të ketë përdorur vetulla të rreme.

Derisa po mbanin një konferencë për mediat presidenti francez Emmanuel Macron, dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau, ndodh diçka që nuk i ik objektivit të kameramanëve, transmeton Telegrafi.

Videoja e cila po qarkullon në internet, shfaq momentin kur kryeministrit Trudeau i bien vetullat derisa po fliste, kurse autenticiteti i saj nuk është konfirmuar.

Madje disa persona kanë filluar të tallen në llogari të kësaj videoje që është bërë virale në internet, duke i cilësuar vetullat e rreme si lajme të rreme. /Telegrafi/