Kryeministrin kanadez Justin Trudeau gjatë fushatës zgjedhore, demonstruesit e kanë goditur me gurë.
Ai po kthehej me autobusin e tij pasi kishte vizituar një birrari kur demonstruesit e goditën me gurë. Siç raporton BBC, për fat të mirë ai nuk është lënduar, transmeton Telegrafi.
Trudeau kishte shpallur zgjedhjet e parakohshme në gusht, me shpresën që partia e tij liberale do të formoj qeverinë.
https://www.youtube.com/watch?v=71H8cMbMlk0
Megjithatë, fushatën ia prishën protestat kundër idesë së tij për ta bërë të obligueshme vaksinimin kundër COVID-19 dhe kufizime tjera të paralajmëruara.
Një javë më parë kryeministri kanadez është dashur të anuloj një tubim, pasi që një grup i demonstruesve bën të pamundurën që t’ia ndërpresin fjalën.
Gjatë një bisede me gazetarët derisa ishin në aeroplan pas incidentin në Ontario, Trudeau ka thënë se ndoshta është goditur në kraharor – duke krahasuar incidentin e tij me atë të gruas e cila i hodhi fara të lulediellit në vitin 2016.
Trudeau planifikon që ta bëjë obligative vaksinimin kundër COVID-19, por kjo ide e tij duket se ka nxitur pakënaqësi te qytetarët që madje po dalin kundër tij nëpër fushatë. /Telegrafi/