Site icon Telegrafi

Kryeministria rrethohet me barrikada (Foto)

Mungesa e dhunës në protestë, apo edhe qëndrimi i qetë i protestuesve gjatë natës në tendën e ngritur para Kryeministrisë, duket se ka ndikuar në uljen e ndjeshme të numrit të policëve që rrethonin godinën më të lartë të ekzekutivit.

Edhe pse kordoni policor është zvogëluar, gjatë natës rreth kryeministrisë janë vendosur barrikada hekuri, për të shmangur çdo shkelje në hapësirën publike nga protestuesit.

Mësohet se nga 1500 policë që ishin dje, numri ka rënë në 40, të cilët janë të vendosur gjysma në një anë të çardrës, e gjysma nga ana tjetër.

Ndërkohë vazhdon bllokimi i mjeteve në bulevard, nga Presidenca deri tek piramida, dhe deri tani nuk raportohet ndonjë incident.

Exit mobile version