Telegrafi

Kryeministri i Zelandës së Re jep papritur dorëheqjen

Kryeministri i Zelandës së Re, John Key dha sot papritur dorëheqjen pas tetë vitesh në pushtet.

“Ky është vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë. Por, për mua ky është momenti i duhur për t’u larguar”, deklaroi ai në një konferencë për shtyp në Uellington.

Kryetari i Partisë Kombëtare tha se në të tri mandatet si kryeministër kishte dhënë gjithçka për këtë punë dhe për vendin e tij.

Më tej Key u shpreh se bashkëshortja e tij, Bronagh ka bërë një sakrificë të rëndësishme gjatë kohës së tij në politikë, dhe tani ishte momenti i duhur që ai të bënte një hap prapa në karrierë dhe të kalojë më shumë kohë në shtëpi.

“Gjithçka që mund të them është se kam dhënë gjithçka që mund të jepja”, u shpreh Key. /kp/