Site icon Telegrafi

Kryeministri viziton të hënën stadiumin ‘Adem Jashari’

Punimet në ‘Adem Jashari’ kanë nisur në fillim të vitit të kaluar, kurse tek tani rinovimet po shohin dritë. Së fundi janë duke u vendosur 18 mijë ulëse. Arena mëson se të hënën mund të mungojë ministri Memli Krasniqi i cili ndodhet jashtë vendit.

Pikërisht, kryeministri vite më parë kishte thënë se miqësorja e parë e Kosovës do të luhet në stadiumin ‘Adem Jashari’. Sidoqoftë, miqësorja e parë nuk do të luhet në Kosovë, por nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë stadiumi në Mitrovicë pritet t’i ketë gjasat më të mëdha për të organizuar këtë ndeshje. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version