Site icon Telegrafi

Kryeministri viziton Plemetinin, përcjell punimet në ura

Kanë filluar punimet e urave, të cilat do të lidhin fshatrat Hamidi dhe Plemetin në Komunën e Obiliqit.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se fillimin e punimeve të urave do ta përcjellin për së afërmi kryeministri, Isa Mustafa, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashin.

Kjo vizitë do të zhvillohet nga ora 11:00, në fshatin Plemetin. /Telegrafi/

Exit mobile version