Site icon Telegrafi

Kryeministri viziton familjen që humbi katër anëtarë në aksidentin në fshatin Mramor

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot familjen Shala nga fshati Ponesh i Komunës së Gjilanit, e cila humbi mbrëmë katër anëtarë në një aksident trafiku në fshatin Mramor të Prishtinës.

‘Familjes Shala nga Poneshi i Gjilanit, e cila nga aksidenti i djeshëm humbi katër familjarë, i shpreha ngushëllimet më të thella, në emër të Qeverisë dhe tërë popullit të Kosovës’, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.

Ai ka shtuar se Qeveria e vendit do t’i qëndrojë afër kësaj familje për humbjen e tyre të madhe edhe përmes ndihmës financiare.

Ndryshe, mbrëmë rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Mramor ka  ndodhur aksidenti ku janë përfshirë tri automjete.

Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar gjashtë persona, ku dy prej tyre kanë vdekur në vend, ndërsa dy të tjerë në QKUK.

Telegrafi ka raportuar në vazhdimësi për aksidentin në Mramor.

Exit mobile version