Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa përmes një publikimi në rrjetin social Facebook ka uruar 8 Marsin, Ditën e Gruas.
Në shkrimin e tij gratë quhen simbol i jetës, i qytetërimit, zhvillimit dhe civilizimit të vendit.
Në urimin e tij Kryeministri shkruan po ashtu se gratë janë simbol i emancipimit, i një fryme të re në çdo sferë të jetës.
Lexojeni të plotë shkrimin e kryeministrit Mustafa
Gra të nderuara,
Sot shënojmë ditën tuaj, që jeni dhe mbeteni simbol i jetës në tërësi, simbol i qytetërimit, zhvillimit dhe civilizimit të vendit.
Ju uroj për këtë ditë simbolike! Çdo ditë është ditë e juaja.
Thuhet me arsye se zhvillimi i gruas përcakton zhvillimin e një kombi. Në vendin tonë, ju jeni simbol i emancipimit, i një fryme të re, jo vetëm brenda familjes, por kudo në shoqëri, në drejtimin dhe organizimin e shtetit, në arsim, ekonomi, në art dhe kulturë.
Shumë gra u flijuan për idealin e lirisë. Për to, në shenjë nderimi sot së bashku do të vejmë lule te Memoriali Heroinat në Prishtinë. /Telegrafi/