Telegrafi

Kryeministri turk sot viziton Moskën

Kryeministri turk, Binali Yildirim arrin sot për një vizitë zyrtare në Rusi. Ky është udhëtimi i parë i tij në Rusi si kreu i kabinetit turk.

Në këtë pozicion ai u emërua në maj 2016-ës. Siç është lajmëruar, kryeministri turk do të pritet tek të martën nga homologu i tij rus, Dmitri Medvedev, ndërsa ende nuk është paralajmëruar edhe një takim i mundshëm me presidentin rus Vladimir Putin.

Gjatë diskutimit të çështjeve të bashkëpunimit dypalësh, tregtisë dhe turizmit, të cilat janë parashikuar në programin e vizitës, mund të shndërrohet në temë qendrore mënyra e pagesës në tregtinë ndërmjet dy vendeve me rubla dhe lira turke. Kjo u njoftua të dielën nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.

“Do të fillojë të paguajë me rubla për çdo gjë që blejmë nga Rusia, kurse rusët për çdo gjë që blejnë nga ne do të paguajnë me lira turke”, – citon gazeta Hurrijet Daily News presidentin Erdogan.

Sipas tij, Banka Qendrore e Turqisë i ka dhënë tashmë udhëzimet e duhura. /Rel/