Telegrafi

Kryeministri turk: 36 të vdekur – sulmuesit erdhën me taksi

Pak para orës 3 të mëngjesit në Stamboll, kryeministri turk Binali Yildirim ka dhënë shifrat e reja të sulmit në Aeroportin “Ataturk” në Stamboll.

Ai ka thënë se deri më tani dihet për 36 persona të vrarë.

Sipas tij, në sulm kanë marrë pjesë tre persona të cilët pasi kanë gjuajtur me armë kanë shpërthyer eksplozivët që i mbanin në trup.

Kryeministri turk ka thënë se terroristët kanë shkuar në Aeroport me taksi dhe me makina private.