Telegrafi

Kryeministri tregon si i propozoi Anitës, ajo pranoi: Nuk u ul në gjunjë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij, Anita, herë pas herë dinë të jenë prezent në mediat rozë.

Çifti ishini prezent në emisionin “Xing me Ermalin” ku ju përgjigjën të gjitha pyetjeve, përfshirë edhe ato provokative.

Dyshja rrëfyen takimin e tyre dhe për puthjen e parë.

Ndër detajet që nxiti kurreshtje ishte forma se si Ramushi i propozoi Anitës.

Ai tregoi se e ftoi në shtëpi Anitën dhe ja bëri pyetjen e madhe.

“A do të martohemi bashkë?”, tha Ramushi.

Ndërkaq, Anita pranoi se ai nuk u ul në gjunjë për t’i propozuar.

Tashmë çifti kryeministror ka tre fëmijë, Gjinin, Hanën dhe Trimin. /Telegrafi/