Site icon Telegrafi

Kryeministri me fëmijët e tij ngjitet në bjeshkën me borë (Foto)

 

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, e ka shfrytëzuar të dielën për të dalë me fëmijët e tij në bjeshkën e Grejkocit, ku ende ka borë.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se bashkë me fëmijët e tij është ngjitur në bjeshkën e Grejkocit.

“Ngjitje në bjeshkën e Grejkocit me Gjinin, Hanën e Trimin”, ka shkruar Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj edhe të shtunën, pas takimit me Nënsekretarin amerikan të Shteitë, David Hale, e ka kaluar pasditën në bjeshkën e Belegut, ku thotë se kishte përcjellur nga afër garën e skive “Kupa e Gjeravicës 2019”. /Telegrafi/

Exit mobile version