“Në kuadër të kompetencave kushtetuese, neni 94, paragrafi 1 dhe 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë vendim për shkarkimin e zëvendësministrit në Ministrinë e Shëndetësisë, Branisllav Grbiq. Kryeministri Hashim Thaçi ka emëruar Nemanja Vujoviq në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Shëndetësisë”, thuhet në një njoftim të Kryeministrisë. /Telegrafi/