Telegrafi

Kryeministri Thaçi i implikuar në rastin e PTK-së

Drejtori i PTK-së, Shyqyri Haxha, gjatë intervistës para hetuesve në fillim të hetimeve, ka thënë se për nënshkrimin e kontratës me Dardafon.net, e cila nga prokuroria është vlerësuar si e dëmshme për PTK-në, ka pasur presion nga kryeministri Hashim Thaçi, shkruan Koha Ditore.

Më vonë, kur është intervistuar nga prokurori si i dyshuar, Haxha ka mohuar deklarimin e mëparshëm, duke thënë se nuk ka pasur presion nga kryeministri Thaçi. /Telegrafi/