Kryeministri i së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese.
Siç thuhet në komunikatë, kryeministri Mustafa e falënderoi ambasadorin Ferrarese për përkrahjen e dhënë në avancimin e proceseve në Kosovë.
Duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me Italinë, kryeministri Mustafa theksoi kontributin e ambasadorit Ferrarese në thellimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.
“Italia është partner i rëndësishëm i Kosovës, me theks të posaçëm në proceset integruese evropiane dhe në zhvillimin ekonomik”, citohet të ketë thënë kryeministri Mustafa.
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese, falënderoi kryeministrin Mustafa për bashkëpunimin e ofruar, duke shprehur përkushtimin për të vazhduar përkrahjen për Kosovën.