Kryeministri tajlandez Prayuth Chan-ocha, në një mënyrë të pazakontë ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve – duke i spërkatur me sprej për dezinfektim.
Chan-ocha ishte nervozuar për shkak të pyetjeve të shumta lidhur me riformatimin e qeverisë, duke porositur gazetarët që të merren me pyetjet e tyre, transmeton Telegrafi.
Ai u largua nga foltorja, për t’ju ofruar gazetarëve të cilët filloi t’i spërkat. Por kjo nuk është hera e parë që ish-gjenerali reagon në mënyrë të pazakontë, kur e gjen veten në një situatë të pakëndshme.
Madje ai tashmë është bërë i njohur për sjelljet e tij të paparashikueshme. E në një incident që kishte ndodhur kohë më parë, e kishte kapur një gazetar për veshi derisa i ishte drejtuar kolegëve të tij – e një tjetrit ia kishte hedhur lëvoren e bananes. /Telegrafi/