Madridi është duke u përgatitur për një valë të re të sëmurëve me coronavirus, derisa kryeministri spanjoll ka thënë se ditët në vijim do të jenë edhe më të vështira.
Pedro Sanchez ka thënë se gjatë javëve në vazhdim, Spanja do të arrijë një nivel shumë të lartë të personave të prekur nga kjo pandemi , transmeton Telegrafi.
“Më e vështira do të vijë së shpejti, jemi në kohë shumë kritike”, ka thënë Sanchez.
Punonjësit shëndetësore i kanë bërë të gjitha përgatitjet, duke e shndërruar një qendër ekspozitash në një spital të improvizuar.
Aty do të fillojnë të pranohen pacientët e parë, në mënyrë që të mos mbi popullohen spitalet.
Njësiti emergjent spanjoll i ka montuar 5,500 shtretër në këtë qendër, ku pritet të trajtohet nj numër i madh i të sëmurëve.
Më se 25 mijë njerëz në Spanjë, raportohet të jenë të infektuar me coronavirus, derisa 1,381 kanë vdekur si pasojë infektimit. /Telegrafi/