Kryeministri i Sllovakisë, Igor Matoviq, ka thënë se do të jep dorëheqje mes një skandali politik të shkaktuar nga një marrëveshje e fshehtë për të blerë vaksinën ruse kundër coronavirusit, Sputnik V.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, të paktën gjashtë nga anëtarët e kabinetit të tij tashmë kishin dhënë dorëheqje dhe të dielën Matoviq tha se ai kishte propozuar shkëmbimin e posteve me ministrin e financave dhe do të hapte bisedime me partnerët e koalicionit mbi një qeveri të re të mundshme.
Ai shtoi se po planifikonte që të hënën ta takonte presidenten Zuzana Caputova për të zhvilluar konsultime.
Kriza shpërtheu, kur u zbulua një marrëveshje e fshehtë e arritur nga Sllovakia për të marrë 2 milionë doza të vaksinës Sputnik V të Rusisë.
Sllovakia është një anëtare e BE-së dhe blloku nuk e ka autorizuar ende vaksinën ruse për përdorim.
Marrëveshja u bë pavarësisht nga mosmarrëveshjet nga partnerët e koalicionit të Matoviq, parita Liria Solidariteti dhe partia Për Njerëzit. /Telegrafi/