Telegrafi

​Kryeministri shqiptar uron Përparim Ramën për fitorn në Prishtinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka uruar Përparim Ramën për rezultatin që ka arritur në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Kryeministri shqiptar ka thënë se është serioz për impaktin që do të ketë Prishtina, pas zgjedhjes së Ramës kryetar i Prishtinës. Ai ka theksuar se zgjedhja e Ramës në krye të kryeqytetit të Kosovës është risi interesante në një realitet sfidues.

“Shumë kurioz për impaktin që do të ketë në Prishtinë një kryebashkiak arkitekt, risi interesante në një realitet sfidues! Urime Përparim Ramës dhe mbarësi e sukses atij dhe të gjithë të zgjedhurve të rinj në krye të komunave të Kosovës”, ka shkruar kryeministri Rama në twitter.

Nga zgjedhjet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Përparim Rama nga LDK ka fituar 51,07 përqind të votave, ndërsa kundërkandidati i tij nga Vetëvendosje, Arben Vitia ka 48,93 përqind.