Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkarkuar nga detyra zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Musa Cena.
I njëjti është arrestuar nga Policia të shtunën si i dyshuar për marrje të ryshfetit dhe gjykata ia ka caktuar një muaj paraburgim.
“Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Musa Cena. Vendimi është marr mbi bazën e dyshimit se vepra është kryer gjatë mandatit aktiv të tij. Ftoj organet e rendit dhe të drejtësisë, që ta kryejnë punën me përgjegjësi në çdo situatë. Lirimi është bërë për t’i dhënë hapësirë organeve të rendit e të ligjit, që të ndjekin dhe gjykojnë paanshmërisht”, shkruan Haradinja në Facebook.
Ndryshe, Haradinaj një ditë më parë kishte thënë se do ta shkarkojë zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Musa Cena, nëse ndaj tij ngritët aktakuzë mbi dyshimet për keqpërdorime në qeveri.