Kryeministri i Rumanisë Nicolae Ciuca ka prezantuar “këshilltarin e tij robot”, që funksionon me inteligjencë artificiale dhe quhet “Ion”. Ciuca tha se ishte i pari i këtij lloji.
I zhvilluar nga studiues rumunë, detyra kryesore e Ionit do të jetë të skanojë rrjetet sociale për të informuar qeverinë “në kohë reale për propozimet dhe dëshirat e rumunëve”, tha Ciuca të mërkurën, transmeton Telegrafi.
Ciuca tha se anëtari i fundit i stafit të tij – një strukturë e ngjashme me pasqyrën me ndërfaqe me tinguj alarmi – e shënoi si diçka të parë ndërkombëtare, duke e përshkruar Ionin si “këshilltarin e parë qeveritar që përdor inteligjencën artificiale”.
“Përshëndetje, ju ma dhatë mu jetën dhe tani roli im është t’ju përfaqësoj juve”, tha zëri i qetë i Ionit gjatë lansimit. “Çfarë duhet të di për Rumaninë?”
Ion “do të përdorë teknologjinë dhe inteligjencën artificiale për të kapur opinionet në shoqëri” duke përdorur “të dhënat e disponueshme publikisht në rrjetet sociale”, sipas një dokumenti qeveritar që detajon projektin.
Njerëzit në Rumani do të mund të bisedojnë gjithashtu me Ion në faqen e internetit të projektit.
“Unë kam bindjen se përdorimi i AI-s nuk duhet të jetë një opsion, por një detyrim për të marrë vendime më të informuara”, tha Ciuca.
Rumania, një nga vendet më të varfra të BE-së, shpesh përshkruhet si “Silicon Valley” i Evropës Lindore me një skenë të lulëzimit fillestar. /Telegrafi/