Kryeministri i ri francez, Edouard Filip, pak orë pasi u njoftua se ai ishte emëruar në pozitën e kryeministrit, tha sonte se pranon këtë detyrë për shkak se vendi është në një situatë unike.
“I thashë vetes se situata në të cilën ne gjendemi është unike, që ne duhet të provojmë diçka që askush nuk ka mundur ndonjëherë ta provojë”, tha Philip për televizionin TF1.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron sot e emëroi kryeministër të ri të vendit 47 vjeçarin, Edouard Philip.