Site icon Telegrafi

Kryeministri Rama vizitë dyditore në Kosovë

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë dy ditore në Kosovë.

Shefi i qeverisë shqiptare do të ketë sot dhe të martën takime me krerë të shtetit dhe politikës në Kosovë.

Ai do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, me kryeministrin Avdullah Hoti, me kryeparlamentaren Vjosa Osmani, me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj.

Takimi me kryeparlamentaren është konfirmuar edhe nga Zyra për media e Kuvendit të Kosovës dhe do të mbahet në ora 15:00.

Vizita e Ramës vjen në një moment delikat për Kosovën pas aktakuzave të ngritura nga Zyra e Prokurorisë Speciale me seli në Hagë ndaj presidentit Hashim Thaçi, kreut të PDK-së, Kadri Veseli dhe disa të tjerëve për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit.

Presidenti Thaçi ka lajmëruar sonte në orën 20:00 një fjalim drejtuar qytetarëve të Kosovës.

Njoftimi i aktakuzave erdhi tre ditë para takimit të shumëpritur në Uashington ku pritej rinisja e dialogut Kosovë-Serbi, çka çoi edhe në shtyrjen për një moment tjetër. /Ora News/

Exit mobile version