Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e shkatërrimit në kryeqytet pas tërmetit 5.8 ballë i shkallës Rihter, i cili goditi vendin pasditen e djeshme, ndërkohë që lëkundje të tjera vijuan edhe gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, por me intensitet më të vogël.
Përmes një mesazhi në Facebook, Rama nxjerr edhe pamjet e grupeve të punës, të cilët kanë qenë në gatishmëri për t’ju dhënë ndihmën qytetarëve, të tmerruar nga lëkundjet e forta, një pjesë e të cilëve kanë kaluar dhe natën jashtë.
“MIRËMËNGJES ? dhe me këto pamje të punës që vijon pa ndërprerje për t’iu gjendur pranë qytetarëve të prekur nga tërmetet e djeshme dhe për të lehtësuar pasojat e dëmeve të shkaktuara, ju uroj një të dielë të qetë ? #ShqipëriSolidare? #ShtetiNëKryeTëDetyrës ?”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/