Kryeministri shqiptar Edi Rama ka paralajmëruar portalet online të paregjistruara, që nga dita e hënë duhet të jenë të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe të jenë legale.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se rregullimi i tregut të mediave online është pjesë e paketës “Antishpifje” që Qeveria është duke hartuar.
“Nga diskutimi për Paketën Antishpifje del qartë se urbanizimi i xhunglës online nis nga legalizimi i portaleve. Legalizimi mund të bëhet në pak minuta përmes regjistrimit online në QKB.
Duke qenë se janë fantazma pa adresë e pa emër,uroj ta lexojnë këtë mesazh para ditës së hënë”, shkruan Kryeministri Rama në Twitter. /Telegrafi/
Nga diskutimi për Paketën Antishpifje del qartë se urbanizimi i xhunglës online nis nga legalizimi i portaleve. Legalizimi mund të bëhet në pak minuta përmes regjistrimit online në QKB. Duke qenë se janë fantazma pa adresë e pa emër,uroj ta lexojnë këtë mesazh para ditës së hënë.
— Edi Rama (@ediramaal) October 10, 2018