Telegrafi

Kryeministri Rama në Itali, takim me homologun Conte

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ndodhet në Itali ku pritet që të takohet me homologun e tij italian Giuseppe Conte.

Informacionet bëjnë me dije se takimi do të zhvillohet rreth orës 13:00, ku më pas të dy kryeministrat do të dalin në një konferencë të përbashkët për medie.

Takimi Conte-Rama do të fokusohet dhe në marrëdhëniet mes dy vendeve e në veçanti mbi mundësinë e shtimit të investimeve italiane në Shqipëri.

Lexo po ashtu Rama pas Athinës shkon nesër në Romë

Vizita e fundit zyrtare e kryeministrit Rama në Romë u zhvillua në tetor të 2017 në kohën e qeverisjes së kryeministrit Paolo Gentiloni. /Vision Plus/