Site icon Telegrafi

Kryeministri Rama e e fillon ditën herët, takim me ministrat dhe kryesinë e PS-së

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën herë këtë të hënë. Rre orës 08:00 janë parë t’i drejtohen Kryesisë së Kuvendit ministrat dhe anëtarë të Kryesisë së Partisë Socialiste. Siç e ka deklaruar edhe më herët Rama ka vendosur ti mbledhë socialistët në Parlament pasi selia e PS është e vogël për ta.

Ndërkohë në orën 9:00, pasi dalin ministrat në takim me Ramën futet grupi parlamentar i PS. Sipas burimeve në qendër të diskutimeve është agjenda e së enjtes në parlament.

Kujtojmë se javën e kaluar dështoi seanca parlamentare pasi opozita protestoi që të futej në rend dite debati për reformën zgjedhore. /Telegrafi/

Exit mobile version