Telegrafi

Kryeministri Rama i bën një dhuratë të veçantë prezantueses Albana Osmani (Foto)

Moderatorja e njohur e ekranit të Top Channel Albana Osmani, ka preanuar një dhuratë vërtet të veçantë gjatë ditës së sotme.

Përgjatë një takimi që ka pasur me kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën, ai i ka dhuruar asaj një fletore me vizatimet e tij të cilat kohë më parë i ka vendosur në ekspozitë.

Me të pranuar këtë dhuratë, Albana është emocionuar jashtë mase, duke ndarë kështu me fansat në llogarinë personale në Instagram, dedikimin e faqeve të para të botimit që kryeministri Rama i dhuroi.

“Me dashuri Albanës, mars 2017 – Tiranë”, ka shkruar Rama në formë kreative dedikimin e tij për prezantuesen e njohur. /Telegrafi/