Site icon Telegrafi

“Kryeministri qe i frikësohet vendimeve të mëdha” (Video)

Njohës të çështjeve politike vlerësojnë se presidenti Hashim Thaçi po e shfrytëzon mungesën e guximit të kryeministrit Isa Mustafa, për të shtyrë përpara vendimet e mëdha.

Analisti Astrit Gashi thotë se Kreu i Qeverisë është tërësisht i tërhequr dhe ka frikë që të iniciojë temat e ndjeshme.

“Ne e shohim që një vit e gjysmë Mustafa ka mbetur me një letër të Demarkacionit në dorë dhe gati me asgjë tjetër nuk është duke u marr”, ka thënë Gashi, sipas të cilit ngurrimi për të shtyrë përpara proceset e rënda, po i krijon hapësirë Thaçit që të orientojë kahet politike të Kosovës, sikur në rastin e Ushtrisë.

Petrit Zogaj, nga ana tjetër, mendon që Isa Mustafa prej që ka marr postin e kryeministrit, nuk ka ditur të mbajë një relacion të duhur me publikun.

“Nuk po konsideroj që Thaçi po bën veprime të duhura, por performanca e tij politike dhe qasja e tij prej një personi që do të jetë prezent kudo në shoqëri, tregon se ka një diferencë tepër të madhe me z. Mustafa”, ka thënë Zogaj, sipas të cilit Mustafa “nuk konsiderohet si një kryeministër që ka marrë vendime të cilat në shoqëri janë konsideruar radikale, si Asociacioni i Komunave Serbe apo Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi”. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=0ftsBsC66Jw&feature=youtu.be

Exit mobile version